MENU
klinika

Trafik i rënduar

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit ‘paralizon’ Beratin

21.08.2018 - 15:42

Fluksi i pelegrinëve drejt malit të Tomorrit, kthimi i emigrantëve për pushime por edhe turistët e huaj kanë shtuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve në qytetin e Berat, i cili prej disa ditësh po përballet me trafik në akset kryesore. Rruga e vetme hyrëse e dalëse e qytetit nuk e përballon këtë ritëm lëvizje pavarësisht ndërhyrjeve të policisë për disiplinimin e qarkullimit.

Pelegrinazhi drejt Malit të Tomorrit, ardhja e emigrantëve por dhe numri i lartë i turistëvë kanë bërë që Berati të përballet me trafik tyë rënduar në akset kryesore të qytetit.

Sipas Policisë rrugore në Berat, numri i mjeteve që kanë qarkulluar këto ditë në rrugë është shtuar ndjeshëm për shkak të këtyre faktorëve, ndërsa fluksi i lartë i lëvizjes nuk përballohet dot nga e vetmja rrugë hyrësë në Kombinat dhe ajo dalësë në Uznovë.

Edhe pse forca të shumta të policisë rrugore kanë qenë të pranishme në çdo aks të qytetit, trafiku ka filluar të normalizohet vetëm pas orën 15:00 të pasdites për të filluar sërish ngarkesën gjatë orëve të darkës.

Ndërkohë që një tjetër problem është mungesa e Unazës së qytetit,që i detyron të gjitha automjetet,madje edhe ato me tonazh të rëndë,të kalojnë në të vetmen rrugë që përshkon Beratin.

Një tjetër faktor që ndikon në bllokimin e trafikut në qytet,sipas policisë,është edhe mungesa e sinjalistikës rrugore dhe mungesa e semaforëve.

Ndërkohë në në Berat kanë mbërritur edhe punonjësit e taks-forcës nga Tirana që po monitorojnë nga ajri me dron qarkullimin për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.