MENU
klinika

Datë historike për qytetin

Përkujtohet 74 vjetori i çlirimit të Pogradecit

31.08.2018 - 16:50

Pogradeci përkujton bijtë e bijat e tij të rënë 74 vite më parë. Dyqind e dyzet dëshmorë të Brigadës së 15-të sulmuese ia dolën të çlironin 7 dekada më parë qytetin ndaj dhe Bashkia e Pogradecit në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve si dhe Organizatën e Dëshmorëve organizuan një marshim përkujtues deri në lapidarian në dalje të qytetit.

Edhe pse në moshë të mitur asokohe, Sotiraq Angjeli, i ka të gjalla kujtimet e pjesëmarrjes së tij në luftën antifashiste nacional-çlirimtare. Ai ashtu si dhe të rinj të tjerë iu bashkuan Brigadës së 15-të për të çliruar Pogradecin e për t’u zhvendosur më pas drejt Tiranës për të cilën po ashtu kanë dhënë një kontribut të vyer në çlirimin e saj.

“Ecnim gjithë kohën më këmbë , pa asnjë mjet a siguri, shpesh edhe pa ngrënë për ditë të tëra e në kushte të vështira atmosferike. Midis Qafthanës dhe Grykes së Shkumbit pothuaj çdo nate kishte luftime. Një natë vjeshte në ujrat e Shkumbinit na u mbyt dhe nje nga shkët e plagosur baashkë më dy kuaj . Luftonim shpesh bashkë me Brigadën e katërt dhe Batalionin e Dumresë . Brenda 5 muajve u vranë 52 partizanë që sot i nderojnë të gjithë “ – tregon ish partizani 84-vjeçar.

Kurorat me lule u vendosën në nderim të të rënëve nga Bashkia e Pogradecit, Këshilli Bashkiak dhe antarë nga Organizata e Dëshmorëve si dhe nga familjarë të pranishëm që mbajtën homazhe në kujtim të heronjve dhe dëshmorëve të luftës për çlirimin e pogradecarëve.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit