MENU
klinika

Historia...

Pilotët heronj që ranë në krye të detyrës në 1991-in

21.08.2018 - 11:35

Historia e Forcave Ajrore Shqiptare numëron shumë dëshmorë në radhët e saj, të cilët me trimërinë dhe guximin e tyre kanë luftuar për të mbrojtur dhe siguruar pavarësinë e hapësirat shqiptare ndër vite.

Eduart Kostedhima dhe Fluturim Molla janë dy pilotë të cilët kanë rënë në krye të detyrës në vitin 1991 pasi pësuan një aksident me avionin në të cilin ishin.

Më 22.03.1991 pilotet ishin në fluturim me avionin reaktiv dy vendësh MIG-15, kur në sallën e komandës aeroplani reaktiv nuk u pikas më nga radarët.

Alarmi për kërkimin e pilotëve u dha menjëherë, por fatkeqësisht pas 2 orësh u mësua se pilotët kishin rënë në krye të detyrës.

Copat e aeroplanit u gjeten në afërsi të fshatit STAN-KARBUNAR, Lushnjë.

 

Piloti Eduart Kostedhima me vendim të Këshillit të Rrethit të Durrësit Nr.49, datë 23.12.1994 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Durrës.

Piloti Fluturim Molla vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Korçë.