Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë me mot pjesërisht të qëndrueshëm.
E gjithë dita paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në zonat malore si dhe rrebeshe shiu në juglindje.
Edhe pasditja mbetet me vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar bregdetin ku vijojnë kthjellimet me vranësira të herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, ndërsa një rënie të lehtë sjell mesdita por ruhet maksimumi i 37 Gradëve.
Dita e shtunë, do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira në zonat malore të pasuara nga rrebeshe shiu të izoluara në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.