MENU
klinika

Si do vlerësohet puna e tyre

Rama mbledh ministrat në Vlorë

24.08.2018 - 10:41

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot në një takim informal ministrat e kabinetit të tij, për të zhvilluar analizën e 300- ditëshit të parë të mandatit të dytë.

Kryeministri pritet të marrë vendime në javët e para të shtatorit.

Me shumë gjasa ndryshimet ai do t’i shpallë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, për të cilën nuk ka ende një datë.

Mësohet se axhenda e takimit (retreat) të Kryeministrit me ministrat e tij është analiza e punës së vitit të parë qeverisës dhe plani për vitin e dytë, në përmbushje të programit 4- vjeçar të qeverisë së prezantuar nga Edi Rama më 10 shtator 2017.

Pritet që në shtator Kryeministri Rama të bëjë ndryshime të ministrave të tij, për shkak të nevojës për impulse të reja në qeveri.

Një vit deri qershorin e ardhshëm, kur Këshilli Evropian do të marrë një vendim për negociatat me Shqipërinë, Kryeministri do të kërkojë një ritëm të ri të kabinetit të tij.

Mësohet se instrumenti matës i punës së çdo ministri, përveç realizimit të objektivave të programit të 300 ditëve të para, do të jetë edhe platforma e bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al”, në të cilën qytetarët shprehin ankesat dhe problematikat që ndeshin në zyrat e administratës.