Kryeministri Edi Rama ndërsa ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë, ka publikuar pamje nga projekti i unazës lindore të Fierit.
Rama lajmëron se në vjeshtë do të nisin punimet për Bypass-in e Fierit që sipas kryeministrit do të çlirojë trafikun e automjeteve drejt jugut për sezonin e ardhshëm veror.
Postimi i plotë
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë ?
Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror ?”- ka shkruar Rama në facebook.
“Dua të bëj një falenderim për të gjithë ju që erdhët dhe duke veçuar ata që erdhën me vonesë sepse janë më të lodhur nga rruga e gjatë, me ndjesën e bllokimit në Fier, shpresoj që të jetë viti i fundit që të bllokohet rruga në Fier”- tha kryeministri në takimin që pati me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë së 100 fshatrave pak ditë më parë në Jalë.