MENU
klinika

Gjysmë ore në Mal të Zi

Rama: Rruga Shëngjin-Velipojë përfundon në shtator

29.08.2018 - 21:34

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar banorëve të Shëngjinit se rruga e re Shëngjin-Velipojë do të përfundojë brenda shtatorit.

Gjatë takimit në këtë zonë për turizmin, kryeministri tha se lidhja me Malin e Zi do të përshkruhet nga automjetet për gjysmë ore. Sipas Ramës, edhe rruga e Torovicës do të nisë së shpejti.

Për arsye procedurash nuk arritëm dot ta vinim më shpejt në lëvizje. Besoj se brenda shtatorit rruga do të jetë e përfunduar. Nuk donim të punonim gjatë sezonit sepse do të kishim krijuar një kaos më të madh.

Ambicia jonë është rruga Shëngjin–Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi, sepse ka shumë kërkesë nga ana tjetër për të dalë këtej dhe për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit.

Edhe rruga e Torovicës do të nisë së shpejti, edhe Milot Balldren. Do të ketë zhvillime nga pikëpamja e infrastrukturës në Shkodër- Murriqan, Thumanë- Kashar. Ju po e shikoni se hyrja e Milotit po transformohet tërësisht”- tha Rama.