MENU
klinika

Foto

Rama takon Cristiano Ronaldon

25.08.2018 - 22:03

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Torino për të ndjekur sfidën e Juventusit kundër Lacios, por nuk është larguar pa bërë një foto me yllin portugez, Kristiano Ronaldo.

Fotoja është realizuar në ambientet e stadiumit “Allianz stadium” në Torino.

Ronaldo i ka dhënë fanellën me numrin 7, me emrin Edi Rama, të shoqëruar edhe me autografe.

Por udhëtimi i Ramës drejt Torinos, nuk ka kaluar pa vëmendje, pasi opozita e akuzoi se ai ka shkuar atje me charter privat.

Më herët Rama u shfaq me Presidentin e Juventusit, Rama tregoi për ndjekësit se ka takuar dhe Ronaldon pas ndeshjes.

Kryeministri Edi Rama u akuza sot nga PD, se ai ka udhëtuar me charter për të shkuar në Torino që të shohë ndeshjen Juventus-Lacio.

Por vetë Rama ka zgjedhur të mos flas për këto akuza, por ka postuar një video në Instagram, ku shihej përkrah me presidentin e Juventusit.

Përgatiti M.Hoxha