MENU
klinika

Takimi me kryebashkiakët dhe prefektët

Rama: Turizmi ka rritur punësimin

31.08.2018 - 11:51

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryebashkiakët dhe prefektët, ku në fokus ka qenë sezoni turistik veror.

Rama është ndalur sërish tek turizmi, por këtë herë të impakti që ka sjellë në ekonominë e vendit dhe në punësime.

Ai tha se në muajin qershor numri i të punësuarve krahasuar me muajin maj është rritur me 6.1. Vetëm në Sarandë tha Rama shifra e të punësuarve është 22%.

“Kemi një rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliard euro të futur në ekonomi nga turizmi sesa vitin e kaluar. Edhe impakti në ekonominë vendore ka qenë i rëndësishëm dhe sidomos gjatë qershorit dhe korrikut kemi parë që janë regjistruar një numër biznesesh të reja dhe ka pasur një përfshirë të konsiderueshme në punë të vajzave dhe djemëve, posacërisht studentë që dua ti përgëzoj dhe inkurajoj për vitin shkollor që fillon, pasi kanë kaluar një eksperiencë pune me vlerë.

Rritja e numrit të punësuarve, 6.1 % krahasuar me muajin maj në muajin qershor në tërësi është domethënese dhe në disa zona turistike shifrat zyrtare janë domethënëse 22% punësime më shumë në Sarandë dhe deri 7% në Vlorë dhe Lezhë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shprehu keqardhje që disa prej kryebashkiakëve demokratë nuk ishin të pranishëm në këtë takim.

S’dua të bëj politikë, por më vjen keq që s’janë të pranishëm kryebashkiakët e PD, ndërkohë që flasim për një temë të përbashkët, s’ka arsye të kemi ndarje politike. Një sipërmarrës në Velipojë më tha si i ishin ulur taksat, por në rrugë s’ishte hedhur asnjë lopatë me rërë. Kjo është këmbanë për Bashkinë e Shkodrës. Secili mund të dëgjojë për këmbana të tilla në të gjithë territorin. Duke pasur vetëdijen se sa shumë janë nevojat tuaja duhet të shohim bashkërisht mundësinë që të bëjmë ndërhyrje të zgjuara’.

Bëni reflektimet tuaja e bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm pavarësisht se qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet, e shumë nga ju mund të jenë në fushatë shumë mund të mos jenë, po përgatitjet duhen filluar”, iu drejtua Rama kryebashkiakeve.

Përgatiti M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN