MENU
klinika

Surprizat e yllit të Hollivudit

Keanu Reeves me një shtëpi botuese

25.08.2018 - 14:41

Keanu Reeves vazhon të na surprizojë ditë pas dite: jo vetëm që është martuar me Winona Ryder pa e kuptuar fare, por siç tregoi Max Lakin për New York Times, ai ka hapur edhe një shtëpi botuese.

Të gjithë ishim dëshmitarë në dasëm, ose pothuajse: i pamë tek “Dracula i Bam Stocer” filmi i Francis Ford Coppola i 26 viteve të shkuara. Në të vërtetë deklarata e Ryder gjatë inetrvistës me “Entertainment Weekly” ishte një mënyrë shumë zbavitëse për të promovuar filmin e ri dhe ku ajo e Reeves do të jenë protagonistë.

“Destination Weeding” është një komedi ku dy protagonistët janë të ftuar në një martesë. “Ishim para një prifti të vërtetë dhe e xhiruam pjesën pa asnjë shkëputje duke e kryer ceremoninë të plotë. Ndaj mendoj se jemi vërtet burrë e grua” shprehet Winona para Keanu Reeves që habitet me këto fjalë.

Sikurse shkruan “The Guardian”, vetë regjisori konfirmoi vërtetësinë e asaj që pohoi Winona Ryder.
Por për Reebes po flitet jo vetëm për shkak të martesave të tij, të rreme apo të vërteta qofshin. Aktori sëbashku me partneren e tij të biznesit, artisten e artit pamor Alexandra Grant, sapo kanë krijuar “X Artist’s Books” , një shtëpi të vogël botuese të specializuar në projekte shumë të rafinuara hulumtuese, kryesisht të artistëve bashkëkohorë.

Por ndryshe nga ç’mund të mendohet, aktori nuk ka mbi supe vetëm barrën financiare të shtëpisë botuese: ai i merr me ortaken të gjitha vendimet editoriale, pa kurrfarë agjenti, duke i kërkuar personalisht ato që i quajnë “libra sekret” projekte të çuditshme në dukje të papublikushme.
Shtëpia botuese ka realizuar deri tani një seri vëllimesh që gjenden në libraritë më moderne e të specializuara të artit bashkëkohor, nga “Printed Matter” në New York deri në Yvon Lambert në Paris.

Një nga botimet e fundit fjala vjen, (Zus) është një ese pamore e realizuar nga fotografi Benôit Fougeirol dhe me tekste nga Jean-Christophe Bailly, i sttukturuar rreth “11 zonave të ndjeshme urbane” nga lagjet e psura deri tek arkitektura brutale e rethinave të Parisit.

Në këtë rast të veçantë Reeves ka punuar me Fougeirol, (e ka njohur falë miqve të familjes) për realizimin e fotove duke financuar helikopterët për shkrepjen e fotografive ajrore si dhe duke gjetur truproja që i dhanë mundësi të hynte në zonat më të rrezikshme të qytetit.

Nga Ilnisa Agolli