MENU
klinika

Destinacioni: Kina

Rinas/ Arrestohet i riu, i bllokohen 84 mijë USD e 3500 Euro

31.08.2018 - 20:02

Një 33 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit për mosdeklarim të shumave monetare në kufi.

Gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, përzgjodhi për kontroll, të riun pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor shtetasin A.D.

Gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi A.D., 33 vjeç, banues në Tiranë është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Përgatiti M.H