MENU
klinika

Rekord turistik

Sa jahte janë ankoruar në portin e Durrësit?

26.08.2018 - 15:29

Numri i jahteve turistike që janë ankoruar në kalatë e portit më të madh në vend, atij të Durrësit ka ardhur duke u rritur. Ndërkohë vetëm në periudhën 1-24 korrik të këtij viti numërohen 81 jahte të cilat destinacion kishin portin e Durrësit. Jahtet janë ankoruar kryesisht në kalatë e Terminalit të Mallrave Gjenerale ose siç quhet ndryshe Terminali Perëndimor. Ndërsa gjatë periudhës 1-22 gusht 2018, në Durrës kanë qëndruar për periudha deri në një javë 63 jahte me flamurë të vendeve të ndryshme të botës.

Në dukje si një qytet i madh dhe i zhurmshëm, Durrësi ofron mundësi të ndryshme argëtimi, por edhe kulturore. Turistët dhe drejtuesit e jahteve vizitojnë qendrat arkeologjike dhe muzeale ku mund të njihen me kulturën dhe traditat e zonës. Nga të dhënat operative të Sektorit të Statistikave, që nga 1 janari 2018 janë ankoruar 296 jahte të përmasave të ndryshme. Ndërkohë po nga këto burime mësohet se shifra e të gjithë vitit 2017 ka ndaluar në 294 jahte gjithsej.

Pasditen e së shtunës mbërriti një nga jahtet më të mëdhenj të ankoruar ndonjëherë në portin e Durrësit. Jahti “Katara” me flamur të Katarit ka lundruar nga ishulli i Korfuzit drejt Durrësit, ndërsa destinacioni i tij pasardhës është Dubrovniku.

Përgatiti: E.Nasto

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN