MENU
klinika

Seminari i 37-të i Gjuhës Shqipe

Seminari i Prishtinës, shqipja në fokus

28.08.2018 - 13:33

Është çelur prej disa ditësh në Universitetin e Prishtinës seminari i 37-të i Gjuhës Shqipe, i cili organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, letërsisë, kulturës dhe albanologjisë.

Për drejtorin e seminarit Z. Rahman Paçarizi: Ky seminar është ambasadori i parë dhe më i suksesshëm i Kosovës, pasi nëpër të kanë kaluar të gjithë studiuesit e albanologjisë, të cilët kanë hapur katedrat e shqipes nëpër botë”.

Mbi 100 studiues kanë marrë pjesë këtë vit, ndërsa kjo traditë vijon prej dekadash qysh prej 1974-ës, atëherë kur u themelua seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Siç duket, investimi i fjalës dhe mendimit është bërthama kryesore ndaj së ardhmes.

Gjithashtu Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla, tha se albanologjia ka luajtur një rol të vyer në konsolidimin e kombit shqiptar dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u tregua i gatishëm për mbështetje të seminarit, të cilin e konsideroi dritë të shqipes në botë.

Diskutimet e prejardhjes së gjuhës shqipe kanë nisur që në vitin 1964 ku gjuhëtari i rëndësishëm italian Vittore Pisani botoi artikullin “Les origines de la langue albanaise” (Pisani 1964), që shtronte çështje të metodës së studimit të këtij subjekti. Në atë vështrim parimor Pisani tërhiqte vërejtjen në parim:

“Historia e një gjuhe mund të bëhet vetëm duke u nisur nga e tashmja për të arritur tek traditat që presupozon ajo.

Nga tërë kjo del se për të rindërtuar historinë e shqipes do duhej të niseshim nga shqipja ashtu siç flitet në Shqipëri nga një popullatë që në shumicën e saj të madhe paraqet vazhdimësinë gjenetike të grupeve njerëzore që kanë jetuar në këtë vend qysh nga periudha me e hershme, duke konsideruar se gjuha shqipe e sotme është rezultati i krijimeve gjuhësore të brezave që kanë sukseduar njëri-tjetrin në Shqipëri nga ato kohë deri në ditët tona” (Pisani 1964).

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët