MENU

Njëzet vjet pa pajisje

Sfidat e zjarrëfiksëve në Gjirokastër

26.08.2018 - 14:54

Hidrantatët janë një nevojë 20 vjeçare për repartin e zjarrëfikseve të Gjirokastrës. Shumica prej këtyre pajisjeve që lehtësojnë ndërhyrjen e efektivëve të zjarrëfikses në raste emergjencash janë jasht funksionit.

Në total bëhet fjalë për 11 hidratantë të cilët janë në pikat kyçe të qytetit të gurtë, por sigurisht që nuk plotësojnë nevojat e një qyteti të madh me gjithë rrethinat sikurse është Gjirokastra. Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës Kujtim Bixhga shpjegon për Konica.al se jo vetëm mungesa e hidratantëve por edhe rrugicat e ngushta dhe pamundësia për të hyrë në to me automjete më të vogla e vështirëson shumë punën e një zjarrëfikësi në këto anë.

“Ndërhyrja me një automjet më të vogël do të mundësonte futjen në sokak dhe në rrugicat karakteristike të kësaj pjese të qytetit” – tregon Bizhga.

Aktualisht në Gjirokastër janë në gjendje pune 11 hidrantë, por këto pajisje janë të mjaftueshme, duke ju referuar dhe infrastukturës së vështirë që ka zona muzeale, përfshi lagjet e sipërme, të cilat që janë dhe më të vjetrat e qytetit muze.

Përgatiti: E.Nasto

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN