MENU
klinika

Moti

Shi apo diell? Çfarë parashikojnë sinoptikanët

26.08.2018 - 17:51

Sot dita nisi me reshje të dendura shiu, duke dhënë kështu sinjalet e para të ndërrimit të stinëve.

Edhe dita e hënë e kësaj jave pritet të jetë me reshje shiu në zonat zonat Qendrore- Juglindore.

Sipas sinoptikanëve të Meteolab moti për sot mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta.

Reshjet do të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit (zona me të kuqe në hartën e mëposhtme).

Edhe e hëna mbetet në kushte të ngjashme atmosferike por me shira më të pakët dhe të lokalizuar në zonat Qendrore – Juglindore.

Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar një rënie graduale gjatë ditëve të fundit.

Ndërsa vlerat maksimale sot janë ulur ndjeshëm duke shënuar deri 27°C në zonat malore dhe deri 32°C maksimumi në Ultësirën Perëndimore.

Rënia vijon e lehtë edhe të hënën.

Përgatiti M.H