Shorti ka qenë kapriçoz për dy motrat Williams në turneun amerikan të tenisit US Open. Për të 30-ën herë në karrierën e tyre do të sfidohen në një ndeshje zyrtare tenisi.
Kjo gjë do të ndodhë të shtunën, në raundin e tretë të grand slam të US Open, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy motrat më të famshme të tenisit.
Ky është dueli i gjashtë mes tyre në këtë grand slam (3-2 në favor të Serenës rezultati), por motra më e vogël është ajo që udhëheq në total në përballjet direkt, 17-12.
Fitorja e fundit e Venus në përballjet direkte daton në vitin 2005, dhe që nga ajo periudhë është Serena ajo që “rreh” gjithnjë në fushë motrën e saj më të madhe.
“Unë nuk e shoh kurrë në fytyrë kur luajmë ndaj njëra-tjetrës. Për të fituar ndeshjen apo turneun duhet të përballem e fitoj ndaj më të mirëve dhe Venus është një kampione”, – tha Serena.