Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë bizneset.
Ajo rikujton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 gusht e këtij viti.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 gusht e këtij viti, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për përfituesit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Tatimeve:
në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, zbatohen dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008
“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar që parashikojnë:
penalitet në vlerën 10,000 lekë për mosdorëzim në afat të deklaratës të tatimit të mbajtur në burim, si dhe penalitet të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.