MENU
klinika

Tragjedia e Genova-s

Të hënën dorëzohen 45 banime për qytetarët

17.08.2018 - 17:53

Vazhdon pa pushim puna për të demoluar pjesët e rëna të urës Morandi në Genova.

Një punë të jashtëzakonshme po bëjnë zjarrëfikësit të cilët janë në vendngjarje që nga momenti i parë i tragjedisë  me shpresën se mes rrënojave mund të gjejnë akoma ndonjë jetë që ka nevojë për ndihmë.

Sot, kardinali i Genova-s Angelo Bagnasco bëri një vizitë në vendin e rrëzimit të urës duke u takuar me zjarrëfikësit dhe me qytetarët.

Po ashtu sot, Toti bëri publik lajmin se të hënën do të dorëzohen 45 banimet e para për banorët e zonës së goditur nga rrëzimi i urës.

Në ditët në vazhdim do të ketë struktura të tjera për të pastrehët si pasojë e rrëzimit të Urës.

Mes të pastrehëve ka edhe rreth 30 familje shqiptare dhe nuk dihet nëse ndonjë prej tyre do të përfitoj të hënën.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj tragjedie humbën jetën edhe 39 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

E ndërtuar në vitet ’60, ura “Morandi” ishte një nyje kyçe e autostradës A10, që lidh Italinë veriperëndimore me Francën, duke përshkuar lumin Polcevera, në Genovën qendrore.

Fotot eksluzive për konica.al. nga Alban Daci