MENU
klinika

Dokumentët që duhen

Të hënën nis regjistrimi për gjimnazet

24.08.2018 - 17:05

Të hënën shkollat e mesme në të gjithë vendin nisin regjistrimin e nxënësve në vitin e parë. Që në maj nxënësit janë orientuar për shkollën publike se ku do ndjekin studimet ndërsa për t’u regjistruar kërkohet vetëm dëftesa e shkollës 9 vjeçare. Regjistrimet vijojnë deri më 7 shtator.

Shkollat e Mesme në të gjithë vendin po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes së vitit të ri shkollor, e pjesë e saj është edhe regjistrimi i nxënësve në vitin e parë.

Regjistrimet fillojnë më 27 gusht dhe kemi vënë një afat deri 7-10 shtator”, u shpreh Teuta Dobi, drejtoreshë e shkollës “Sami Frashëri”.

Nxënësit drejtohen tek shkollat e mesme më të afërta me zonat ku ata janë banorë.

Sipas ligjit pranë çdo gjimnazi krijohet një komision për regjistrimin, për pranimin e kandidatëve të rinj. Kjo punë fillon që në maj. Janë 3 shkolla, nxënësve të së cilave u takon të vijnë në gjimnazin tonë: Lidhja e Prizrenit, Fan Noli, Servete Maçi”, shpjegon Teuta Dobi, e cila shton se “Një nga kriteret që unë do të aplikoj është që fëmijët që do të vijojnë mësimin këtu të kenë vendbanimin në këtë zonë. Të jenë fëmijë të njësisë Nr 9”.

Më tej Dobi shpjegon se nevojitet vetëm një dëftesë për t’u regjistruar.