MENU
klinika

Kriza e emigrantëve

Tirana ‘hap dyert’ për afrikanët: Ia kemi borxh Italisë

26.08.2018 - 08:58

Tirana zyrtare, është vendi i parë që i ka ardhur në ndihmë Italisë sa i takon strehimit të emigrantëve të mbërritur nga Afrika. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm italian, Milanesi.

Shqipëria, vendi i parë që na ofron ndihmë. Nga një vend që është jashtë Bashkimit Europian. E falenderojmë Shqipërinë për ndihmesën,” -tha Milanesi.

Më herët, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati tha se Shqipëria duhet të japë kontributin e saj për të ndihmuar në këtë krizë.

Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë,” shkruajti Bushati.

kolana e librave

Ndërkohë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini i ka hapur sfidë Bashkimit Europain dhe mbi të gjitha magjistratëve që hetojnë rastin: “Po harxhojnë paratë publike”.

Salvini ia hedh fajin magjistratëve të Agrigentos që po hetojnë rastin “Dicioti”, me anijen ende të mbërthyer në portin e Katanias.

Më vjen keq që ka gjyqtarë që kanë kohë e para publike për të humbur,” tha ai.

EB

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN