MENU
klinika

Por pyjet tropikale...

Toka ka më shumë pemë se 35 vjet më parë!

30.08.2018 - 14:00

Titujt e lajmeve raportojnë një botë të mbingarkuar vazhdimisht nga shpyllëzimi dhe shkretëtirëzimi, por kërkimet e reja sugjerojnë se planeti mund të mos jetë si një pemë e dëmtuar ashtu siç mendohej dikur.

Megjithëse zgjerimi bujqësor në tropikët ka gëlltitur zona të mëdha të pyjeve tropikalë, ndryshimet klimatike kanë lejuar një numër më të madh pemësh të reja të rriten në zonat e ftohta për t’i mbështetur ato.

Shkencëtarët në Universitetin e Merilendit analizuan fotografitë satelitore që tregojnë se përdorimi i tokës në planetin tonë ka ndryshuar gjatë një periudhe 35-vjeçare. Studimi, i botuar në revistën Nature, është më i madhi i këtij lloji që është kryer ndonjëherë.

Hulumtimi tregon për një sipërfaqe që mbulon 2.24 milion kilometra katrorë – afërsisht sa sipërfaqja e kombinuar tokësore e Teksasit dhe Alaskës, dy shtete të mëdha amerikane – është shtuar në mbulimin e pemëve globale që nga viti 1982. Kjo barazohet me 7% të sipërfaqes së Tokës të mbuluar nga pemë të reja.

Por ajo që mund të tingëllojë si një lajm i mirë për planetin në të vërtetë paraqet lajme të përziera për mjedisin.

Nëse do të mblidhnim të gjithë hapësirën e gjelbër të mbjellë me pemë do të përbënin një sipërfaqe më të madhe edhe se Grenlanda. Por ka një yçkël në gjithë këtë.

Megjithëse ka një fitim neto në numrin e pemëve të mbjella, zona të tëra me pyje tropikale po humbasin dhe kjo është diçka e keqe pasi ato përmbajnë ekosistemin më të shumëllojshëm në planet.

Gjithashtu, pemët e reja janë për përdorim tregtar, siç mund të jenë plantacionet industriale të lëndëve drusore apo të pemëve të palmës.

Rritja më e madhe e numrit të pemëve shihet në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi.

Siç shihet në grafikun e mësipërm, humbjet e mëdha të pemëve në Brazil u balancuan nga mbjellja e tyre në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Rusia, për shembull, shtoi 790,000 kilometra katrorë me pemë, ndërsa Kina shtoi 324,000 kilometra katrorë.

Braktisja bujqësore në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut, së bashku me programet e mbjelljes së pemëve në vende si Kina, kanë nxitur gjithashtu rritjen e mbjelljes së pemëve.

Dhe temperaturat në rritje kanë mundësuar që zonat e pyllëzuara të lulëzojnë më pranë shtyllave duke shkaktuar mbulimin e kulmit për t’u zgjeruar. Kullosa, shkurre dhe pemë tani mund të lulëzojnë edhe në shkretëtira, rajone malore dhe tundër.

Kjo rritje e konsiderueshme e nxitur nga braktisja bujqësore po bën që pyjet të shpërndahen drejt veriut falë temperaturave të larta.

Kësisoj, edhe pse zonat e gjelbra po rriten, ne ende po i humbasim pyjet tona të shtrenjta.

Shkencëtarët thonë se 60 për qind e të gjithë ndryshimit lidhet direkt me aktivitetin njerëzor.

Çfarë mund të bëjmë më tepër për të mbrojtur pyjet e botës? 

Përgatiti: M.G

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN