MENU
klinika

Dossier/ Pjesa e tretë

Tregjet fotokopjo me ngjyra të njëri-tjetrit

18.08.2018 - 18:24

E njëjta gjë ndodh në tregun e ish Uzina Dinamos. I gjithë tregu lum me domate Zall-Bastari si fotokopjo e domateve në Pazarin e ri, djathi i njëjtë, po ashtu qepa, dardha, rrushi, perimet e tjera. Ky fotokjopizim natyror të lë të shtangur për nga njëjtësia.

Duket sikur kemi racë mongoloide për nga prodhimet bujqësore. Rrallë sheh edhe patate të madhe dhe të vogël në të njëjtin vend, edhe presh të madh edhe të vogël, mesatar, kastraveci do mikrometër për të kuptuar ndryshimin në madhësi.

Kalbja vazhdon, por tregtarët shpejt e shpejt presin kalbësirat me biçakun e xha Çomes dhe e sjellin të sëmurin produkt të shëruar po me çmim pak më të ultë. Ja dhe kjo punë u terezit!

Lum produktesh dhe njerëz të besdisur për blerje që janë të detyruar të blejnë. Një grusht produktesh të njëjta me çmime stratosferike në gusht.

Por kjo panoramë nuk mjafton me kaq. Të gjitha lagjet kanë nga 5 e gjashtë tregje që shesin produktet e tyre.

Çdo lagje ka më vete tregjet e shumëllojta të saja që çuditerisht dhe në mënyrë të habitshme shesin djathë tepelene, ulli berati, domate zallbastari, are dibre, shalqin berati, rrush të bardhë dhe të zi 1200-1300.

Ashtu si është bërë Tirana e gjithë, e mbytur në shumësi atletesh të shtrenjta që variojnë nga 30 mijë lekë të vjetra, në atlete të përdorura 70 mijë lekë të vjetra. E gjithë Tirana është mbytur me lum atletesh të reja e të vjetra. Ne mund të veshim me atlete gjithë Evropën, megjithatë ato ngelen pa shitur si stoqe në dyqanet e Tiranës.

Vetëm gabi është mbret i shqiptarëve me shumëlljoshmërinë e cilësinë e tij, ai është tregu më i mirë dhe i zgjuar që sfidoi një shtet të terë, të gjithë hallexhinjtë kthejnë kokën e pluhurosen në rrobat e tij. Në fakt duhet ta kthenin nga tregjet që shteti duhet të mbronte nga importi. Nga ajo valë e gjatë produktesh që po e rrënon fshatarin dhe qytetarin.

Dhe me mendje të vjetër kemi ngelur, bëjmë investime të mëdha fasadash nën ‘’mollët e ndalueme’’. Si s’ka një shpatë ta përdorë një Skënderbe si në shesh për të prerë prepotencë tregjesh!

Ushqehemi bukur dhe vdesim që 50 vjeç bukur me aorta të bllokuara 70%, mëlçi të coptuara, stomak të shkatërruar, sëmundje vdekjeprurëse gjithfarëshe për rekorde guiness.

Dhe ngelemi folkloristë, mendimi do ushqim, jo fasada të bukura që të mashtrojnë këndshëm.

Ushqimi do mendim, dhe ligj për të bërë shtet. Ne, të mashtruarit e mjeruar, ku me sy ta bën një foto e xhaxhit Enver nën logon ‘’Tirana më e mirë’’.