MENU
klinika

Habiten qytetarët

Turqia ‘ngre’ flamurin në qender të Tiranës

24.08.2018 - 18:52

Xhamia e Et’hem Beut, një monument kulture e katëgorisë së parë, që ndodhet në qender të Tiranës, i është nënshtruar rikonstruksionit.

Kjo xhami, që ka vlera të mëdha shpirtëtore për myslimanët e vendit, është ndërtuar në fund të viteve 1700.

Para pak kohësh, Bashkia e Tiranës ka vendosur për të rikonstruktuar këtë monument kulture.

Sheshi përpara xhamisë, është rrethuar dhe ka nisur puna.

Por një gjë që të bën përshtypje, është flamuri turk krah atij shqiptar në dritaret e xhamisë.

Xhamia e Et’hem Beut, është në qender të Tiranës dhe të gjithë turistët që vizitojnë Tiranës, ndalesën e parë e kanë këtu.

Turistët, por edhe qytetarët e Tiranës janë shprehur të habitur nga ky veprim.

Nuk dihet nëse ky flamur është vendosur nga Bashkia, e cila ka marrë në dorëzim xhaminë e Et’hem Beut, apo nga një besimtar i cili shpreh dashurinë e tij për shtetin turk. Ka mundësi që fondi për këtë investim të jetë siguruar nga qeveria turke.

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA

“SPAK do të shpëtojë Shqipërinë nga të korruptuarit”

Ngjela për arrestimin e Metës: Hetimi ka ende sekrete!