MENU
klinika

Termeti në veri të vendit

Ushtria shpërndan ndihma pas tërmetit

23.08.2018 - 15:41

Forcat e Armatosura vijojnë të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Dibrës.

Ministria e Mbrojtjes informon se pas ngritjes së çadrave, FA-të kanë nisur shpërndarjen e bazës materiale dhe ushqimeve

Kështu mësohet se janë shpërndarë në bashkitë e qarkur Dibër rreth 200 shtretër, batanije dhe bazë materiale.

FA-të po shpërndajnë edhe pako ushqimore në zonat e prekura nga tërmeti. Prej 11 gushtit pas tërmetit, 19 familje në disa njësi adminiatrative jetojnë në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura.

Ndihmat e shpërndara nga Forcat e Armatosura janë nga rezervat materiale të shtetit.

Para pak ditëve, zona e veriut, u prek nga lëkundjet sizmike. Sipas IGJEUM dhe Institutit Europian të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në Veri të Bulqizës në një thellësi prej 25 km. Lëkundjet janë ndjerë më të forta në qytetet si Peshkopi, Burrel, Laç, Pukë, Elbasan si dhe Librazhd.

Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.Në bilancin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes flitet për 67 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat, Klos, Bulqizë dhe Dibër.