MENU
klinika

Prurje mbi nivelet historike

Verë me reshje/ KESH: Mbulojmë nevojat për energji

21.08.2018 - 11:02

Për shkak të reshjeve prej 9 muajsh KESH prodhon energji për të mbuluar plotësisht nevojat e OSHEE dhe OST-së, pavarësisht se ky ndoshta nuk është një lajm i mirë për ata që pushojnë në bregdet.

Prurjet në liqene dhe kaskada janë mbi nivelet historike duke prezantuar një situatë të mirë energjetike në vend.

Edhe gjatë muajit gusht 2018, njëlloj si për 7 muajt e parë të këtij viti, KESH po prodhon për të mbuluar plotësisht nevojat e vendit për energji (nevojat e OSHEE për konsumatorët fundore dhe humbjet në rrjet si dhe nevojat e OST për humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shërbimet ndihmëse për sigurinë e sistemit elektroenergjetik).

Liqeni i Fierzës është në kuotën 286.4m (apo rreth 7m me lart se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjeçar për muajin gusht) dhe prurjet rezultojnë rreth 70 m3/sek (ndërkohë qe prurjet mesatare shumëvjeçare për muajin Gusht rezultojnë 46 m3/sek).

Gjatë Gushtit 2018, KESH do të prodhojë rreth 470,000 MËh apo rreth 80,000 MËh më shumë energji se prodhimi maksimal historik për muajin gusht. Gjatë muajit korrik 2018, KESH prodhoi 427,000 MËh energji (ose 79% më shumë se prodhimi mesatar shumëvjeçar për muajin korrik) duke qenë kështu në nivelin e prodhimit maksimal mujor për muajin korrik.

Edhe për muajin shtator 2018, KESH parashikon të prodhojë për të mbuluar plotësisht, për të nëntin muaj radhazi, nevojat e OSHEE dhe OST-së.

Sipas parashikimit të prurjeve dhe prodhimit si dhe në sajë të mirëmenaxhimit të bazuar në regjime racionale të shfrytëzimit të ndjekura nga Korporata, niveli i liqenit të Fierzës në fillim të shtatorit parashikohet të jetë rreth 283m ndërkohë që niveli mesatar shumëvjeçar në fillim të muajit shtator rezulton rreth 276m, pra rreth 7m më lart.

Aktualisht, rezerva energjetike e KESH është rreth 986 GWh. Rezerva energjetike aktualisht e grumbulluar nga KESH në liqenet e kaskadës së Drinit është e mjaftueshme për të garantuar plotësimin e kërkesës së klientëve tariforë për gjithë pjesën e mbetur të vitit.