Ka qenë kampion i padiskutueshëm, por ai edhe në moshën 42-vjecare nuk e lë stërvitjen. Edhe pse është tërhequr nga sporti prej një viti, boksieri ukrainas Wladimir Klitschko vazhdon të jetë aktiv.
Në moshën 42-vjeçare vijon të stërvitet thuajse çdo ditë në ring. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda (64 fitore e 5 humbje në karrierë) ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ai është duke u stërvitur në ring, njësoj si dikur, kur përgatitej për të dueluar e mbrojtur titujt kampionë.
I’m following a success formula that has worked well for me on any field of life: “Willpower+Motivation+Discipline=Habit!”. pic.twitter.com/6uBYon9yOx
— Klitschko (@Klitschko) August 31, 2018
Dy duelet e fundit të Klitschko në ring kanë qenë me humbje, fillimisht ndaj Tyson Fury, kur dhe humbi titujt kampionë bote e më pas ndaj Anthony Joshua, të dy boksierë britanikë.
Ukrainasi duket në formë dhe tregon se reflekset prej një kampioni të madh nuk i mungojnë, por tashmë ai është i tërhequr nga ringu, një nga boksierët më të mirë në histori në peshat e rënda.