Pas dy zjarreve të rëna në çerdhet e Tiranës, ekspertët zjarrfikës kanë nxjerrë përfundimet.
Siaps hetimeve kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme dhe menjëherë pas këtyre konstatimeve dhe provave në dispozicion, policia ka nisur procesin hetimor.
Grupi i hetimit po analizon me detaje kamerat e sigurisë të marra nga bizneset e zonës për të evidentuar ndonjë lëvizje në magazinë në kohën kur ndodhi shpërthimi.
Burime nga Policia e Tiranës thonë se në rastin e çerdhes në “Ali Demi” është gjetur tubi i gazit i prerë dhe në rastin e çerdhes 16 në dhomën e fjetjes së fëmijëve në disa shtretër me largësi 2-3 m nga njeri-tjetri janë gjetur vatra zjarri.
Ndërkohë më 16 gusht magazina e çerdhes nr.14 në zonën e “Ali Demit” u përfshi nga zjarri si pasojë e shpërthimit të gazit nga një bombol gatimi dhe pati dëme materiale.
Më herët flakët përfshinë çerdhen nr. 16 në rrugën “Nikolla Tupe” në Tiranë ku fatmirësisht në godinë nuk kishte njerëz të pranishme.
“Rreth orës 19:25, në rrugën ‘Nikolla Tupe’, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz. Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit”, njoftoi Policia.