MENU
klinika

Tirana dhe Durrësi pa sinjal

10-Shtatori, fundi i transmetimeve analoge

07.09.2018 - 17:19

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për të gjithë teleshikuesit dhe subjektet datën përfundimtare të mbylljes së transmetimeve analoge.

Mbyllja e transmetimeve fillimisht do të jetë në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës, duke nisur që nga data 10 Shtator 2018.
Ndërkohë, AMA ka kërkuar për të gjithë subjektet që operojnë në këto qarqe, respektimin e afatit e përcaktuar.

Nga ana tjetër, për të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në kushte të tjera, sipas njoftimit të AMA-s, mbas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.