MENU

Ja epiqendrat

3 tërmete shkundin Shqipërinë

10.09.2018 - 11:27

Pas dy goditjeve të termetit mbrëmë në Elbasan, tjetër lëkundje është regjistruar në vend paraditen e sotme.

IGJEUM bën me dije se nga Elbasani, epiqendra u zhvendos ne Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave, lëkundja u shënua në 08:24 dhe kishte magnitude 1.6. Nuk ka raportime për dëme.

Dy goditje termeti janë shënuar dje në vend, i dyti që ishte edhe më i fortë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes. IGJEUM ka regjistruar dy lekundjet që e kanë pasur epiqendren të dyja në Elbasan.

Goditja e dytë e termetit është shënuar në orën 22:42 të mbrëmjes me epiqender 5 kilometër në Lindje të Elbasanit dhe me magnitude 3.3.

Lëkundja është ndjerë nga banorët, që janë vënë në panik, por nuk ka pasur deri tani raportime për dëme. Më herët, po dje një tjetër lëkundje u shënua në Elbasan me magnitude 2.