MENU
klinika

Mbrojtja sociale

7% e të papunëve përfitojnë asistencë

30.09.2018 - 12:46

Shqipëria është larg të qenit një shtet social. Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO, tregon se në Shqipëri vetëm 6.9% e të papunëve përfitojnë asistencë monetare. Shifra e vendos Shqipërinë ndër vendet e fundit në listë në Europë dhe Azinë Qendrore.

Në botë, ndërkohë, Shqipëria është në vendin e 12 nga fundi, në këtë drejtim. Rezulton se, në Europë më keq se vendi ynë është vetëm Bosnje Hercegovina dhe Turqia. Vetëm 1 në 15 të papunë përfiton asistencë në vendin tonë.

Në Shqipëri, shpenzimet e shtetit për mbrojtjen sociale fiksohen në vetëm 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. 7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto shpenzohet për pensionistët, ndërkohë që vetëm 2% e PBB-së, ose 22.2% e shpenzimeve totale për mbrojtjen sociale, pa përfshirë shëndetësinë, shkojnë në të vërtetë për grup-moshën e punës.

Pra, shpërndarja është tepër e pabarabartë dhe në këtë drejtim, distanca me të tjerët është mjaft e theksuar. Një raport i fundit i Eurostat, zbulon se mesatarja e Europës fiksohet në 30% të PBB-së.

Sistemi i kontributeve shoqërore në vendin tonë ka një sërë problematikash, që duket se do të duan shumë kohë për të marrë zgjidhje, por në të gjitha rastet kryefjala është një; pabarazia. Banka Botërore, në një raport të fundit thotë se, do të duhet të kalojnë plot 6 dekada në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të barazojnë vendet e Europës Perëndimore, sa i përket nivelit të të ardhurave në shoqëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Potencialet e ekonomisë

Rritja 3.5%, papunësia natyrore 10%


Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit