Menu

Koha për një lider të ri

A do të dorëhiqet Theresa May pas Brexit?

14.09.2018

Theresa May duhet të mos jetë më në krye të partisë Konservatore por t’ia lërë postin një “lideri të ri”.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

George Freeman, një deputet i partisë Konservatore dhe ish-ministër, tha se zonja May duhet të japë dorëheqjen pas marsit 2019, pasi Britania të ketë dalë nga Bashkimi Europian.

Vendimi i Freeman duke i bërë thirrje haptazi kryeministres të caktojë një afat kohor për largimin e saj ka të ngjarë të provokojë zemërim, sidomos në një kohë kur negociatat me BE po arrijnë një pikë kritike.

George Freeman

Freeman tha se ishte e nevojshme që Zonja May të japë dorëheqjen në mënyrë që konservatorët të mund të “riformulojnë” Brexit dhe të sigurojnë mbështetjen e të rinjve që votuan që Britania të qëndronte në BE.

Ai hodhi poshtë shqetësimet se një vendim i zonjës May për t’u larguar menjëherë pas ditës së Brexit do të shkaktonte kaos.

Freeman tha se Theresa May e ka të nevojshme të zbatojë kërkesën e popullit për të lënë Bashkimin Evropian, por pastaj për të ardhmen asgjë nuk është e sigurt.

Ai tha për BBC “Pas Brexit Britania duhet të udhëhiqet në frymën e një brezi të ri”.

Ndërhyrja e Freeman vjen mes spekulimeve që kryeministrja së shpejti mund të largohet pasi deputetët e Brexit haptazi komplotuan për ta rrëzuar atë.

Rreth 50 deputetë ishin të pranishëm në një takim të Grupit Evropian të Kërkimeve (ERG) më parë këtë javë, kur diskutimet kishin fokus se si të “shpëtonin” nga May.

Brexit

Ndërkohë May ka insistuar se synon të jetë kryeministre për një kohë të gjatë.

Ajo tha së fundmi: “Më kanë pyetur shpesh nëse është synimi im të drejtoj Partinë Konservatore në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe i jam përgjigjur kësaj pyetjeje: Unë jam këtu për një kohë të gjatë”.

Britania është aktualisht në negociata me Bashkimin Europian për kushteve të daljes së planifikuar në mars 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN