02.09.2018 - 11:46
Këngët shqipe tashmë po dëgjohen e këndohen përtej kufijve.
E madje edhe të huaj që nuk kanë të bëjnë fare me populli tonë, po bëjnë video e po argëtohen me këngët tona dhe flamujt tanë.
Këtë herë është një afrikan ai i cili ka bërë një video duke kënduar shumë mirë tekstin e këngës “Shqipërië e dua, se jam shqipëtar, Kosovën e dua se jam kosovar”, përcjell Gazeta Express.
Ai shihet i mbështjellë në flamurin kuq e zi ndërsa ka të varur në krah edhe atë të Kosovës.
Teksa po këndon e vallëzon, mund të vërehet se ai merr vesh mjaft se për çfarë bën fjalë kënga.