Menu

Kompania e parë ajrore shqiptare

“Air Albania”, fluturimet nisin këtë fundjavë

14.09.2018

“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, do të nisë fluturimet këtë fundjavë.

Fluturimet do të nisin ditën e shtunë dhe destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë.

Këtë pasdite, avioni Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, do të ulet në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku do të zhvillohet dhe një ceremoni inaguruese.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”.

Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Operacionet i kalojnë kompanisë së re

Turkish, rokadë me Air Albania

Dritëhijet e mikut të Erdoganit, themeluesit të Air Albania-s

Ja kush janë armiqtë e Vlorës.. Ja biznesi që fshihet pas sulmeve që na vijnë nga PD…