MENU
klinika

Ditë e madhe për iPhone

Apple prezanton iPhone Xs dhe iPhone Xs Max

13.09.2018 - 11:20

Nën një organizim madhështor një natë më parë në “Steve Jobs Theaters”, kompania “Apple” prezantoi produktet e saj më të reja “iPhone”.

Produktet e fundit të kompanisë gjigante janë më të mëdhatë ndonjëherë dhe më të shtrenjtët, por edhe një orë dore që sinjalizon problemet me zemrën.

Më në fund ata mundën të nxjerrin një telefon me ekran më të madh. Tashmë ata mund të konkurrojnë drejtpërdrejt me produktet Galaxy Note 9”, tha analistja Annette Zimmermann, e pranishme në eventin e zhvilluar në selinë e “Alppe” në Silicon Valley, duke iu referuar kështu rivalit të Samsungut.

IPhone XS dhe iPhone XS Max, iPhone-ët e ri për 2018, janë zyrtarisht këtu. Ky është një moment i madh për Apple, që tronditi formacionin e vet në 2017 kur prezantoi iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, duke “vrarë” në mënyrë efektive çdo shans për një iPhone të ardhshëm 9 dhe duke e ndërruar skemën e emërtimit të iPhone në mënyrë radikale.

Specifikat kryesore të iPhone XS dhe XS Max:
– Dy madhësi: 5.8-inç dhe 6.5-inç Display OLED HDR (Ekran Super Retina)
– Ngjyrat: Ari, Argjend dhe të hirtë hapësirore
– Teknologjia e njohjës së fytyrës (Face ID) premton të punojë më shpejt në zhbllokimin e telefonave
– Kamera dyfishe në anën e pasme me 12 megapikselë dhe lente telefoto
– Kamerat e përparme me 7 megapikselë që do të sjellin thellësi në fotot e modalitetit të portretit
– Çipi bionik A12, procesori 7nm (nanometer) premton të nisë aplikacionet 30 për qind më shpejtë se iPhone 2017
– Rezistenëc ndaj ujit IP68 (dy metra deri në 30 minuta në ujë)
– Prekje 3D përmes ndjeshmërisë
– Zërim stereo me fushë më të gjerë
– Sistemi operativ iOS 12
– Mbështetje për realitet të shtuar (AR) përmes kamerave të kalibruara dhe çipit bionik A12.

Porositë për iPhone Xs dhe Xs Plus do të nisin nga kjo e premte, ndërsa ata do të dalin në treg më 21 shtator. Çmimi I iPhone Xs do të fillojë nga 999 dollarë, ndërsa Xs Max do të fillojë në çmim prej 1,099 dollarë.

“Apple” prezantoi edhe versionin “low cost” të prurjeve të reja, një “iPhone XR” me ekran 6.1 inch ose 15.5 cm, prej alumini dhe që do të nisë shitjet nga 749 dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta private e themeluesit të “Apple”

Ana e “errët” e Steve Jobs