MENU
klinika

Vrasja e Grei Frashërit

Arrestohet autori i dytë i vrasjes së shqiptarit në SHBA

25.09.2018 - 18:42

Policia amerikane ka arrestuar një tjetër shtetas, pasi dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit.

Grei Frashëri u vra në mbrëmjen e 7 shtatorit në New York.

I dyshuar për vrasjen, sipas raportimit të mediave amerikane, është 46-vjeçari Eric Cruz, kundrejt të cilit rëndon akuza për ‘Vrasje të shkallës së dytë’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

grei frasheri konica.al
grei frasheri konica.al

Bëhet me dije se 46-vjeçari u vetëdorëzua në polici, ndërsa lidhur me vrasjen, dyshohet se ai ka goditur me thikë në qafë shqiptarin.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, 1 javë më parë u arrestua një tjetër autor për ngjarjen.

Anthony Valentini, 35 vjeç akuzohet se qëlloi ne armë në drejtim të 23-vjeçarit shqiptar, por plumbat nuk e prekën.

Dyshohet se shqiptari u vra pas një sherri të ndodhur për marijuanë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN