MENU
klinika

Akuza për korrupsion

Arrestohet drejtori i Hipotekës në Shkodër

25.09.2018 - 17:05

Arrestohet drejtori i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka. Burime thonë se ndalimi nga policia është bërë pas një urdhri të prokurorisë, ndërsa Leka akuzohet për korrupsion.

Burime nga organi i akuzës pohuan se Leka u arrestua teksa ndodhej në punë, në zyrat e Hipotekës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e dërguar atë në komisariat.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, policia dhe prokuroria e arrestojnë. Bashkë me të sipas burimeve është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e Hipotekës së Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë Prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në Hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj, ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj. Para këtyre arrestimeve në Hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës