MENU
klinika

Vrasjet e pazbardhura

Arta Marku ‘ua mbledh’ gjithë prokurorëve: Dua listat e kriminelëve

07.09.2018 - 17:57

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka reaguar në lidhje me zhurmën e krijuar kohët e fundit si pasojë e vrasjeve të shumta.

Marku, ka organizuar një takim me të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit, ku fillimisht ka shprehur nevojën e bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorive me Policinë.

Më tej kryeprokurorja ka kërkuar listën e përditësuar të personave në kërkim, brenda muajit shtator.

Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.

Si dhe ka rikthyer në kujtesë, për të gjithë prokurorët, detyrimin e tyre ligjor për raportimin mbi gjendjen kriminale çdo dy muaj. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN