MENU
klinika

Operacioni "Oazi"

“Bajri”/ Ministri belg: ska marrëveshje për ekstradim

25.09.2018 - 22:07

Operacioni ‘Oazi’ ose ndryshe aksioni për kapjen e grupit kriminal ‘Bajri’, çoi në arrestimin e 11 personave, pjesë të kësaj bande.

Ndërkohë lidhur me këtë aksion ka folur dhe ministri i Drejtësisë së shtetit belg Koen Geens, në një emision në mediat belge.

Fjala e ministrit belg synonte të theksonte punën e shërbimeve belge që sipas tij mund edhe të kishin punuar akoma më shpejt.

Koen Geens konica.al
Koen Geens konica.al

Ai shton se ka patur vonesa me dërgimin e dosjes së operacionit në Shqipëri.

“Nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Safet Bajri ka mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9,5 dhe 8 vite burg”

kolana e librave

Por, nga ana tjetër ai shuajti zërat për marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, ku sipas tij e thënë qartë, nuk ka të tillë marrëveshje.

Lidhur me dënimin e Safet Bajri, Geens thotë që ky njeri do të ishte mirë të mos dëbohej nga Belgjika.

11 të arrestuarit nga operacioni janë:

1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN