MENU
klinika

Detajet

‘Bajrit’ japin sot llogari para drejtësisë

24.09.2018 - 08:49

Sot nëntë të arrestuarit e grupit “Bajri” pritet të dalin para gjykatës së Krimeve të Rënda.

Seanca në të cilën do të verifikohet masa e sigurisë “arrest në burg” e dhënë në mungesë ndaj tyre, pritet të mbahet në orën 14:00.

Një ditë më parë Krimet e Rënda bënë njoftimet drejt komisariateve ku mbahen të arrestuarit e operacionit “Oaz” si edhe drejt burgut të Shën Kollit atje ku mbahen izoluar tre të arrestuarit pas operacionit të zhvilluar në javën e parë të shtatorit në Shkodër.

Aksioni policor u shtri në disa qytete të vendi si në Tiranë, Shkodër, por edhe jashtë kufijve. Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ‘Oaz’.

TE ARRESTUARIT

1.Behar Brajoviq, (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

safet-bajri

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim;
-Enver Bajri., 45 vjeç
-N.H., 34 vjeç.