MENU

Reagimi i kryeministrit

Kapja e bandës ‘Bajri’, Rama: Policia e Shtetit foli

22.09.2018 - 11:34

Pas operacionit “Forca e Ligjit” që çoi në arrestimin e 11 personave të grupit kriminal “Bajri”, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Ndërsa vlerëson punën e policisë, Rama thotë se Policia e Shtetit foli me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.

Kryeministri paralajmëron se operacioni “Forca e Ligjit” po përshkallëzohet.

Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet👊”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bëri publike edhe emrat e personave të arrestuar, disa në Holandë, dhe disa në vendin tonë, të cilët ishin pjesë e grupit të Safet Bajrit.

Aksioni në fjalë u zhvillua nga Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.