MENU
klinika

Seanca e parë

Balla-Basha, në seancë gjyqësore për eurot në “Toyota Yaris”

19.09.2018 - 12:06

Seanca e parë gjyqësore, midis deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, është vendosur tashmë më datë 10 tetor. 

Kjo seancë do të zhvillohet për shkak se deputeti Balla, ngriti një padi kundrejt Bashës lidhur me akuzat e këtij të fundit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në ‘Toyota yaris’ të bllokuara në Durrës.

Akuzat e Lulzim Bashës nga Kuvendi drejt Ballës, ndodhën vetëm pak para aksionit policor për kapjen e sasisë së parave në port.

Basha akuzoi Ballën se ishte garanti i 3.4 mln eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” ku sipas tij këto para ishin të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Nga ana tjetër, lidhur me ngjarjen më lart, në vijim, Taulant Balla akuzoi kreun e PD për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit.