MENU
klinika

Plani qeverisës i PD-së

Basha: Platforma ekonomike është një shpallje për shqiptarët

24.09.2018 - 21:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili.
Në këtë intervistë, Basha ka folur në lidhje me platformën e opozitës për daljen nga kriza ekonomike.

Çfarë është platforma?

Vendi po kalon një situatë shumë të rëndë, nuk ka nevojë për retorikë politike, pasi shqiptarët e ndjejnë darën e shtrëngimit ekonomik.

Kjo do të thotë se paratë e shqiptarëve, nuk po prodhojnë më për vendin, por për një grusht njerëzish. Kjo ndodh se ligji shkelet.

A mund të pranojmë që mos të kemi para që të paguhen librat, a mund të pranojmë që të shkurtohet ndihma ekonomike për qytetarët, mund të pranojmë që pensioni rritet me ritme qesharake.

Kemi një situatë të pa precedentë dhe duhet një reagim i pa precedentë. Ky ligj sekuestron paratë që janë shtënë në dorë nga këta oligarkë dhe makutë në mënyrë korruptive dhe sekuestron dhe paratë e politikanëve dhe vendos një standard për kontratat.

Kjo platformë kujt i drejtohet qeverisë aktuale, i drejtohet publikut apo e mendoni kur të vini në pushtet?

Kjo platformë kërkon një vullnet politik, kësaj qeverie nuk mund t’i besohet. Pasi janë këta vetë që i kanë bërë këto shkelje.

Është pjesë e programit tuaj?

Është një shpallje ndaj qytetarëve shqiptarë, por është dhe pjesë e planit tonë për qeverisje dhe jo një premtim fushatë.

Sot keni folur me emra konkret…

Ne kemi bërë një listë që nuk mund të themi se është shteruese.

 

Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, për kompaninë Fusha, si dhe reagimin popullor që pritet të ndodhë kundër qeverisë Rama.

Çështja e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka zënë një vend të rëndësishëm në agjendën e opozitës gjatë muajve të fundit, ndërsa është folur edhe për atë që quhet “vijë e kuqe”.

Basha shpjegoi se në këtë rast, kompania Fusha ka bërë një propozim të pakërkuar dhe se në bashkëpunim me qeverinë, po kërkon të pastrojë paratë e krimit, duke ndërtuar kulla miliona euroshe, në dëm të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se qeveria Rama ka dalë jashtë kontrollit dhe se po bashkëpunon me krimin për të zhvatur popullin shqiptar, ndaj i takon këtij të fundit që të reagojë dhe të marrë fatet e tij nën kontroll.

Kryeministri aktual po qeveris tërësisht në kundërshtim me interesin e popullit dhe po e zhvat këtë të fundit, në bashkëpunim me krimin e organizuar. I takon pikërisht popullit që të reagojë, ashtu siç do ta vendosë vetë sovrani, për të marrë fatet e tij nën kontroll. Forma dhe mënyra e reagimit nuk përcaktohet nga ne, por nga vetë populli, që po ndjen gjithnjë e më shumë “darën’ me të cilën Edi Rama po e shtrëngon në mënyrë të pamëshirshme”, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA