MENU
klinika

Deklarata

Basha prezanton platformën antimafia: Po legjitimohen paratë e pista

24.09.2018 - 11:42

Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë për çlirimin e ekonomisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë me emrin “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë”, deklaroi se “marrëdhënia mes krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare”.

Ai i mëshoi vetingut në politikë si zgjidhje për qytetarët e sipërmarrësit.

Sipas kreut të PD-së, dy janë mënyrat se si po pastrohen paratë e pista në vendin tonë, me lejen e Kuvendit: “Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista përmes industrisë së bixhozit dhe aferave korruptive të ndërtimit”.

Pjesë nga fjala e Bashës

Të nderuar bashkëqytetarë, Shqipëria është në një gjendje kolapsi. Një krizë te trefishtë ekonomie, politike e morale ka kapluar vendim. Opozita është angazhuar jo vetëm të nxjerrë në pah të vërtetën, por edhe të hedhe në diskutim me qytetarët rrugët që të dalim nga e keqja. Por, që të dalim nga e keqja duhet të kuptojmë rrënjët e së keqes, që janë rrëzimi i demokracisë dhe shtetit ligjor nga bashkëpunimi mes krimit dhe politikës.

Opozita ka propozuar platformën e vetingut në politikë si një nga përgjigjet ndaj këtij problemi Kombëtar. Largimi i politikanëve lidhur me krimin e organizuar.

Deri më sot, Rama dhe Qeveria e kanë refuzuar vetingun në politikë. E dëgjuam që është kundër vetingut ndonëse është po ai që bashkë me Ballën, Xhafën, Cyrbejn, që kanë votuar të njëjtat ndryshime ligjore për policët, gardistët, gjyqtaret e prokurorët. Logjika është e thjeshtë: politikanët janë mbi ligjin.

Ne jemi të vendosur për të vetingun.

Jemi mbledhur për shtyllën e dytë për së keqes: Marrëdhënies mes krimit dhe politikës ka anacuar si një kancer në ekonominë shqiptare.