MENU
klinika

Basha kundërpërgjigjet

Basha-Ramës: Ti prishe të gjitha kinematë

20.09.2018 - 13:57

Menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, lidhur me çështjen e Teatrit.

Më herët në Parlament publikoi një letërkëmbim mes ministrit të atëhershëm të ekonomisë Florion Mima dhe Lulzim Bashës si kryetar bashkie teksa flisnin për privatizimin e teatrit të Metropolit.

Pas kësaj deklarate, Basha ka thënë se Teatri i Metropolit është, ndërsa, kinematë i prishi Rama dhe i quan shkresat e nxjerra të pavlera.

“Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema ‘17 Nëntorin’, Kinema ‘Republikën’, kinema Partizanin, kinema ‘Ali Demin’, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkruan Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN