Bashkëshortja e deputetit të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, Lola shihet në palestër teksa ekzekuton në mënyrë perfekte ushtrimin e quajtur ‘deadlift’, i cili ndihmon kryesisht në krijimin e muskujve në pjesën e shpinës.
Kujdesi për një fizik të bukur është kthyer në një trend vitet e fundit jo vetëm për meshkujt, por edhe për femrat. Kur jemi tek këto të fundit, përjashtim nuk bëjnë as bashkëshortet e politikanëve shqiptarë.
“Nuk është gjithmonë ajo që ne vendosim dhe shohim. Realiteti është ky. Ne mund të dështojmë për një moment, por ne ngrihemi dhe vazhdojmë me punën e madhe dhe bëjmë gjithçka që mundemi” , shkruhet në videon e publikuar nga instruktoja e saj, Geta Beqa.