MENU
klinika

Pas muzikës dhe aktrimit...

Bes Kallaku i rikthehet dashurisë së vjetër!

04.09.2018 - 10:03

Bes Kallaku është një nga aktorët më të suksesshëm të humorit në vend, madje është bërë edhe pjesë e muzikës, por ai ka edhe një tjetër pasion.

E kemi fjalën për futbollin. Vite më parë, Besi ka qenë pjesë e skuadrës së Mamurrasit duke u aktivizuar aty për disa ndeshje edhe pse në nivel amator e në kategori të ulët.

Megjithatë, edhe pse i shkëputur prej vitesh, ai ka befasuar së fundmi duke u bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Shënkollit të Lezhës.

Në një foto me listën e lojtarëve të federuar të kësaj skuadre është pjesë edhe emri i aktorit, Bes Kallaku.

Skuadra e Shënkollit militon në Kategorinë e Parë futbollit shqiptar.

I larguar vitin e kaluar nga “Portokallia”, Besi duket se ka menduar ta mbushë me sport kohën e lirë.