MENU
klinika

Detajet

Bergamo/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane, 13 të arrestuar

11.09.2018 - 10:53

Mediat italiane bëjnë me dije se policia vendase ka shkatërruar sot një grup të rrezikshëm kriminal italo-shqiptar që merreshin me trafik droge, kërcënime dhe zhvatje me dhunë, kryesisht ndaj sipërmarrësve në provincën e Bergamos.

Mësohet se në pranga kanë rënë 13 persona.

“Kjo bandë gangsterësh, shqiptarë dhe italianë ishte kthyer në tmerrin e bizneseve të zonës, pasi me anë të metodave mafioze ata dhunonin e kërcënonin tregtarët në rast se nuk paguanin gjobën. Në rast se paguanin aktiviteti i tyre ishte i mbrojtur”, shkruhet në mediat italiane.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e 11 shtatorit nga Guardia Di Finanza e Bergamas, ku në pranga janë vënë 7 anëtarë të këtij grupi të rrezikshëm, shqiptarë dhe italianë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

6 anëtarë të tjerë të grupit, siç bëjnë me dije mediat italiane, janë arrestuar më herët.

Të 13 anëtarët e grupit të shkatërruar vepronin në koordinim me njëri-tjetrin.