MENU
klinika

223 mln euro në tremujorin II

Bien investimet e huaja

10.09.2018 - 11:28

Investimet e huaja direkte në tremujorin e dytë të vitit kishin vlerën e 223 milionë eurove. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet pësuan rënie me rreth 70 milionë euro krahasuar me tremujorin e parë të vitit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u regjistrua një rënie e lehtë, me rreth tre milionë euro më pak.

Megjithatë, deri tani bilanci progresiv vjetor ngelet pozitiv, falë rritjes së tremujorit të parë. Në gjashtë muaj, ekonomia shqiptare ka thithur 515 milionë euro investime të huaja, me një rritje prej 19% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Investimet e huaja direkte kanë qenë një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në pesë vitet e fundit, të mbështetura sidomos nga disa projekte madhore energjetike, si gazsjellësi Trans-Adriatik, apo hidrocentrali në kaskadën e Devollit. Megjithatë, tani që këto vepra janë drejt përfundimit, perspektiva e investimeve të huaja është e pasigurt, siç është evidentuar nga raportet e institucioneve ekonomike të specializuara.

Në projeksinet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet disi më e ulët krahasuar me vitin e kaluar dhe faktori kryesor që ka ndikuara këtë parashikim është një ulje e pritshme në flukset e investimeve të huaja direkte. Në vitet e paskrizës, interesi nga investitorët e Bashkimit Europianë për tregjet e rajonit, përfshi Shqipërinë, ka rënë. Megjithatë, kjo është kompensuar dis inga rritja e interesit të investitorët të rinj, kryesisht nga Kina dhe Rusia. Kjo vlen sidomos për Serbinë dhe Malin e Zi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Investimet e huaja në Shqipëri

Kapitali grek ruan “fronin”


Ndryshimi i klimës, stresi financiar dhe covid-19

The Economist/ Fermerët e Amerikës përballen me presione

2019-ta u mbyll me humbje/ Buxheti faktik

Pas dy rishikimeve, mangësi në të ardhurat dhe shpenzimet

Deutsche Welle/ Çfarë e pret Gjermaninë?

Me borxhe rekord kundër krizës së Covid-19

RT/ Çfarë janë dosjet FinCEN? Raportet sekrete

Si janë përdorur bankat për të pastruar 2 trilionë dollarë?

Ndikimi në buxhetin e shtetit në 5 vitet e fundit

Largimet e padrejta nga puna, një kosto prej 90 mln dollarësh

“Karantina nxori 50 mijë të papunë”

Si u fundos ekonomia shqiptare në dy muaj?