MENU
klinika

Yjet e Hollywood rikthehen bashkë

Brad Pitt harron Jolie, pushime në Itali me Aniston

04.09.2018 - 17:46

Yjet e Hollywood Jennifer Aniston dhe Brad Pitt duket se janë rikthyer sërish bashkë. Sipas mediave rozë, dy aktorët janë duke shijuar një udhëtim romantik së bashku në Komo të Italisë.

Brad raportohet se ndodhet në Itali me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij Shiloh Jolie-Pitt. Aktori mesa duket dëshiron së 12-vjeçarja të qetësohet nga gjendja mendore pasi është më e prekura nga të gjithë fëmijët e tjerë nga beteja e divorcit të prindërve të saj.

Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Brad në shtator 2016. Ndërsa Jennifer njoftoi ndarjen me bashkëshortin Justin Theroux pas martesës rreth 2 vjeçare.

Sipas mediave të tre, Aniston, Brad dhe Shiloh donin të merrnin pak pushim nga drama e jetës së tyre personale. “Jen sapo përfundoi xhirimet në Itali, kështu që Brad mori Shiloh dhe iku atje. Ata po qëndrojnë në Komo,”-tha një burim, duke shtuar: “Shiloh ka shpenzuar gjithnjë e më shumë kohë me Jen.”

Jolie dhe Aniston kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Brad. Jennifer dhe Pitt u martuan nga viti 2000 deri në vitin 2005. Ata u ndanë pasi aktori ra në dashuri me Jolie gjatë xhirimeve të filmit Mr And Mrs Smith.