MENU
klinika

Plagoset kandidati

Brazili, ‘strehë dhune’ para zgjedhjeve presidenciale

07.09.2018 - 12:11

Kandidati kryesor në zgjedhjet presidenciale të Brazilit është në gjendje të rëndë pasi u godit nga një sulmues në një fjalim gjatë fushatës të enjten.

Jair Bolsonaro, një figurë e diskutueshme që ka zemëruar shumë brazilianë për vite me radhë, por që ka ndjekës të devotshëm konservatorë, mund t’i duhen dy muaj për t’u shëruar plotësisht dhe do të kalojë të paktën një javë në spital, thanë doktorët.

Sulmi ndaj Bolsonaro, 63 vjeç, është një kthesë dramatike në zgjedhjet më të paparashikuara të Brazilit që nga kthimi i vendit në demokraci tre dekada më parë.

Hetimet e korrupsionit kanë burgosur dhjetëra biznesmenë dhe politikanë të fuqishëm në vitet e fundit dhe kanë tjetërsuar votuesit. Ekzistonte frika se dhuna mund të shpërthente në të gjithë Brazilin të premten, pasi kombi festoi Ditën e Pavarësisë dhe grupet politike marshuan në qindra qytete.

Koalicioni i vogël i Bolsonaros pothuajse nuk ka kohë për fushatë në TV dhe radio. Kjo do të thotë se mbështetet thellë në mediat sociale dhe në mitingjet anembanë vendit për të fituar mbështetje.

Nëse Bolsonaro nuk është në gjendje të dalë në rrugë, kjo mund të rrezikojë fushatën e tij.

Flavio Bolsonaro, djali i kandidatit, tha të premten jashtë spitalit ku babai i tij po trajtohej se ishte i vetëdijshëm që sulmi ishte politik. “Unë vetëm dua të dërgoj një mesazh për banditët që u përpoqën të shkatërrojnë jetën e një njeriu, që është shpresa për miliona brazilianë: Ju vetëm e keni ndihmuar atë që të zgjidhet president, ai do të fitojë në raundin e parë” tha Flavio Bolsonaro.

Një kapiten ushtrie në pension, ka kaluar gati tre dekada në Kongres. Ai ka folur për sigurinë publike në Brazil. Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara në Brazil ka më shumë vrasje se çdo vend tjetër

Dhuna politike është tërësisht e shfrenuar në Brazil në nivel lokal.

Për shembull, në muajt para 2016, zgjedhjet e këshillit të qytetit në Baixada Fluminense,të paktën 13 politikanë apo kandidatë u vranë përpara se të futeshin në votime.

Më parë këtë vit, Marielle Franco, një këshilltare e qytetit të Rio, kritike e dhunës policore kundër banorëve të lagjeve të varfëra, u vra.

Megjithatë për rastin e fundit, Policia Federale tha se “agresori” u kap në akt. Policia lokale në Juiz de Fora i konfirmoi Reuters se i dyshuari, Adelio Bispo de Oliveira, 40 vjeç, ishte në paraburgim dhe se dukej me probleme mendore.

Oliveira ishte anëtarësuar në Partinë Socialiste të majtë nga 2007 në 2014. Një video e policisë e transmetuar nga TV Globo tregoi Oliveira duke u thënë policisë se ai ishte urdhëruar nga Perëndia për të kryer sulmin.

“Nuk e dimë nëse sulmi ishte i motivuar politikisht” tha Vitor Albuquerque, një zëdhënës i policisë lokale.

Fernando Haddad, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati presidencial i Partisë së Punëtorëve të majtë, tha se goditja ishte një “turp” dhe një “tmerr”.

Presidenti Michel Temer dhe rivalët elektoralë të Bolsonaros Ciro Gomes, Marina Silva dhe Geraldo Alckmin shprehën të gjithë mospëlqimin ndaj dhunës.